LAJMI I FUNDIT:

Parma rinovon kontratën me Paloschin

Parma rinovon kontratën me Paloschin

Parma ka rinovuar marrëveshjen e bashkë-pronësisë me Milanin për sulmuesin Alberto Paloschi.

Kishte raporte që thoshin se rosonerët do ta kërkojnë atë përsëri në klub dhe do ta dërgojnë të riun te Cagliari si pjesë e marrëveshje për të marrë shërbimet e trajnerit Massimiliano Allegri.

“Ne kemi arritur marrëveshje, e cila ishte rezultati më logjik i situatës. Ne kemi rinovuar marrëveshjen e bashkëpronësisë me Milanin për Paloschin”, ka thënë drejtori gjeneral i Parmës, Pietro Leonardi. /Telegrafi/