LAJMI I FUNDIT:

Paris, G 20 diskuton për çmimet e ushqimit

Paris, G 20 diskuton për çmimet e ushqimit

Ministrat e bujqësisë nga grupi i 20 vendeve me ekonomi të zhvilluar, kanë filluar një takim dy ditor në Paris, për të diskutuar mënyrat se si të frenohet paqëndrueshmëria e çmimeve të ushqimit.

Franca, e cila po e kryeson G20-ën këtë vit, po bëjnë trysni për më shumë rregullativa për tregun e mallrave. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i ka fajësuar spekulantët për inflacionin e çmimeve.

Çmimet e ushqimeve bazike janë gjithashtu duke e rënduar urinë, derisa në botë ekzistojnë një nga shtatë persona, apo 925 milionë në tërësi, që janë të uritur, të dhëna këto të organizatës Oxfam. /Telegrafi/