LAJMI I FUNDIT:

Panair punësimi për turizëm

Panair punësimi për turizëm

Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK) të mërkurën organizon “Panairi i punësimit ne sektorin e turizmit 2011``. Panairi sipas organizatorëve ka për qëllim punësimin në sektorin e turizmit për ketë vit dhe mbështet nga Programi për Ndërmarrje Private ne Kosovës (KPEP) i USAID-it.

Në njoftimin për media të kësaj shoqate thuhet se me rastin e hapjes do të bëhet edhe një vizitë, e udhëhequr nga kryesia e SHTAK-ut, nëpër secilin prej ofruesve te vendeve te lira pune, te cilat do te jene gjithsej 140 përmes me shume se 40 kompanive lidere ne ketë sektor.

“Panairi do të ofroj një dinamik të aktiviteteve duke mbajtur kështu vëmendjen e vazhdueshme të vizitorëve. Ndërsa punëkërkuesve ju ofron shansin qe te flasin direkt me punëdhënësit e tyre te mundshëm. Mbi 190 vende të lira pune për profilet si Manaxher Marketing, agjent i shitjes, ciceron, recepcionist, kuzhinier, shofer dhe nikoqire”.

Panairi do të hapet të mërkurën më 8 qershor në Hotelin Grand në Prishtinë. /Telegrafi/