LAJMI I FUNDIT:

Ozil preferon Barcelonën

Ozil preferon Barcelonën

Barcelona shihet si favorite për të nënshkruar me yllin e Werder Bremen, Mesut Ozil.

Gjermani tashmë ka shkëlqyer në Kupën Botërore në Afrikën e Jugut me paraqitjen e tij kundër Australisë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Ozil ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Werderin dhe është duke u kërkuar edhe nga klube si Arsenal, Liverpool dhe Manchester City.

Megjithatë, itasportpress.it shkruan se i riu ka thënë se ambicie e tij është të luajë në Barcelona dhe me superyllin Lionel Messi. /Telegrafi/