LAJMI I FUNDIT:

Ozil në shitje për 15 milionë funte

Ozil në shitje për 15 milionë funte

Sipas Daily Express, ylli gjerman Mesut Ozil pritet të bëhet njëri nga lojtarët më të kërkuar në vazhdim të afatit kalimtar veror, pasi që sipas tabloidit anglez ai ka një çmim prej 15 milionë funtesh.

Ky shkrim në Daily Express verifikon atë që kanë thënë dhe drejtuesit e Werder Bremenit se do të shqyrtojnë ofertat.

Është e vështirë që Werderi të kërkojë më shumë se 15 milionë funte, marrë parasysh faktin se e ka transferuar për vetëm 4.3 milionë euro nga Schalke në vitin 2008. /Telegrafi/