LAJMI I FUNDIT:

Oddo vazhdon kontratën

Oddo vazhdon kontratën

Massimo Oddo ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare me Milanin, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Rosonerëve.

“A.C. Milan dëshiron të komunikojë se ka zgjatur kontratën e Massimo Oddos deri më 30 qershor të vitit 2011”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi.

Në ndërkohë, Il Corriere dello Sport pohon se dëshira e Berlusconit për të parë futboll spekaktolar nga Milani sezonin e ardhshëm, mund të vihet në jetë me transferimin e një sulmuesi siç është Luis Fabiano. /Telegrafi/