LAJMI I FUNDIT:

Oda e Mjekëve kërkon të bëhet akreditimi i institucioneve shëndetësore publike, thonë se është për sigurinë e pacientëve

Oda e Mjekëve kërkon të bëhet akreditimi i institucioneve shëndetësore publike, thonë se është për sigurinë e pacientëve

Nga Oda e Mjekëve dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës kanë folur në lidhje me kushtet e punës së mjekëve dhe nevojën që institucionet shëndetësore publike në Kosovë të kalojnë nëpër procesin e akreditimit.

Pleurat Sejdiu, drejtor i Odës së Mjekëve të Kosovës ka thënë se kushtet e punës në disa nga klinkat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të mjerueshme dhe nën çdo standard.


Cila është e drejta e qasjes në shëndetësi publike në Kosovë?
Lexo po ashtu Cila është e drejta e qasjes në shëndetësi publike në Kosovë?

Ai theksoi se Oda e Mjekëve ka bërë presion që të filloj akreditimi i institucioneve publike shëndetësore, për sigurinë e pacientëve.

Pleurat Sejdiu, Drejtori i Odës së Mjekëve të Kosovës gjatë intervistës për Telegrafi.com

“Oda e Mjekësve ka bërë presion mjaft qe dy vite apo tri, lirisht mund të them edhe bashkë me shoqata tjera profesionale në Ministrinë e Shëndetësisë, që më në fund të fillojmë akreditimin e institucioneve publike, ku pacientëve do u ofrojmë kushtet ashtu siç duhet, dhe kemi pas një reagim shumë të çuditshëm të administratës së Ministrisë, që nuk mundemi tash na me i mbyll publiket, po pse te pacienti ju garantojmë në privat, por në të shtetit nuk mundemi me ju garantu. Kjo është një themel që duhet të fillohet me akreditimin e institucioneve publike dhe dihet cila i plotëson kushtet si ato profesionale si ato teknike, do të thotë ku pacienti është i sigurt por edhe mjeku nuk ka më arsye të ankohet se nuk kam kushte me punu dhe shkoni në privat apo shkoni jashtë shtetit”, u shpreh Sejdiu gjatë intervistës për Telegrafin.

Besim Kodra, përfaqësues nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës gjatë intervistës për Telegrafi.com

Ndërkaq, Besim Kodra, përfaqësues i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve të Kosovës tha se një lloj akreditimi duhet ta bëjnë edhe institucionet publike, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Ministria e Shëndetësisë ka hartuar kriteret se si duhet të licencohet një institucione shëndetësor privat, do të thotë janë një varg kriteresh që ato duhet t’i djegin për të marrë pastaj licencë. Por, një gjë e tillë nuk vlen për sektorin publik, edhe pse edhe sektori publik me ligj është i obliguar të marrë një lloj licence, një lloj akreditimi, por kjo nuk ka ndodhur dhe sektori publik ka mbetur, të them kushtimisht i rrënuar edhe nuk po munden të frymojnë lirshëm në ofrim të shërbimeve shëndetësore për pacientë”, u shpreh Kodra. /Telegrafi/