LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, policia arrestoi 17 persona

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, policia arrestoi 17 persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 17 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet e marra për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Sipas raportit të policisë, qytetarët e Prizrenit janë ata të cilët nuk i kanë respektuar këto vendime. Në këtë komunë janë arrestuar gjatë ditës së djeshme 12 persona.

Arrestime pati edhe në Pejë ku u arrestuan 3 persona, si dhe në Mitrovicë 1 dhe në veri të vendit 1.


Rastet e plota:

Rr. Adem Jashari, Prizren 12.05.2020-11:05. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Dragash, Prizren, 11.05.2020-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Lubizhdë, Prizren, 12.05.2020-16:40. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Të dyshuarit pas intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-16:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit të dyshuarit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Zojz, Prizren, 12.05.2020-15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Zojz, Prizren, 12.05.2020-14:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Edi Durham, Prizren, 12.05.2020-21:35. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit të dyshuarit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-22:40. Njësiti policor kishte vërejtur se një lokal është i hapur dhe duke punuar. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Deçan, 12.05.2020-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte shërbyer disa persona me kafe. I dyshuari kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Sadri Demukaj, Deçan, 12.05.2020-20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i restorantit për shkak se brenda në restorant kishte pasur disa persona duke u shërbyer. I dyshuari kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Brigada Kosovare, Pejë, 12.05.2020-21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila kishte shërbyer me pije alkoolike disa persona. E dyshuara kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë, 12.05.2020-23:00. Njësiti policor gjatë patrullimit në një lokal kishte vërejtur tre persona. Ndaj pronarit të lokalit të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit pasi kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, kurse me dy personat tjerë janë marr inspektorët komunal.

Rr. Kral Petri i parë, Mitrovicë, 12.05.2020-23:00. Nga njësiti policor gjatë patrullimit është takuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë. Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila kalon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/