LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jam hero, bëra atë që duhej”, Kjaer kthehet të flasë për ‘rastin Eriksen’

“Nuk jam hero, bëra atë që duhej”, Kjaer kthehet të flasë për ‘rastin Eriksen’

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer ka folur për përvojën e tij me Danimarkën në Euro 2020 dhe theksoi se ai ‘nuk është hero’ për shkak të ndihmës ndaj Christian Eriksen, i cili u rrëzua pa ndjenja kundër Finlandës.

Kapiteni danez foli për përvojën në stadiumin Parken në Kopenhagë, kur ylli i Interit, Eriksen pësoi një arrest kardiak në minutat e fundit të pjesës së parë.

Kjaer u vlerësua për veprimet e tij vendimtare për të ndihmuar me shpejtësi shokun e tij të skuadrës, ndërsa më parë tha se ishte një “tronditje që do të jetë pjesë e imja përgjithmonë”.


Një kapiten dhe lider si Simon Kjaer: Siguroi që rrugët e frymëmarrjes së Eriksen ishin në rregull, krijoi kordonin dhe pastaj ngushëlloi edhe gruan e lojtarit
Lexo po ashtu Një kapiten dhe lider si Simon Kjaer: Siguroi që rrugët e frymëmarrjes së Eriksen ishin në rregull, krijoi kordonin dhe pastaj ngushëlloi edhe gruan e lojtarit

Por, në një intervistë me Corriere della Sera, qendërmbrojtësi i Milanit pretendoi se veprimet e tij nuk ishin heroike, por të nevojshme në atë moment.

“Unë nuk jam hero, thjesht bëra atë që duhej të bëja, pa menduar, si dikush tjetër”, ka thënë fillimisht Kjaer për gazetën italiane.

“Ishte një ditë historike për të gjithë ne danezët, ndeshja e parë e Kampionatit Evropian, në stadiumin tonë”.

“Atëherë ndodhi ajo që ndodhi. Isha gati të qëndroja i kthjellët, si të gjithë shokët e skuadrës. Ishte një përpjekje ekipore, padyshim që ne do të kishim bërë të njëjtën gjë nëse ai do të kishte qenë kundërshtar”.

Schmeichel thotë se është krenar që ka një kapiten si Kjaer – pas incidentit tragjik të Eriksenit
Lexo po ashtu Schmeichel thotë se është krenar që ka një kapiten si Kjaer – pas incidentit tragjik të Eriksenit

“Kjo është e gjitha. E vetmja gjë që ka rëndësi është që Christian është mirë tani. Kjo është e vetmja gjë e rëndësishme. E bëra pa menduar”.

“Instinkti më udhëhoqi dhe unë bëra atë që duhej, automatikisht. Ishte hera e parë që më ndodhi kjo, shpresoj të jetë edhe e fundit”, përfundoi mbrojtësi danez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori