LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me vendin e vetëm në Evropë që ende zhvillohet futbolli – dy shqiptarë pjesë e këtij kampionati

Njihuni me vendin e vetëm në Evropë që ende zhvillohet futbolli – dy shqiptarë pjesë e këtij kampionati

Liga Premier e Bjellorusisë po tërheq vëmendjen e të gjithë Evropës, pasi të martën e kaluar u mor vendim që të vazhdohet me ndeshje të futbollit.

Kjo po ndodh kur organizatat kryesore sportive në të gjithë globin i kanë shtyrë garat për shkak të coronavirusit.


Federata e këtij vendi nuk ka vendosur asnjë kufizim në ndeshje dhe mijëra tifozë vazhdojnë të mblidhen në stadiume për të parë ndeshjet e futbollit, ku deri tani janë zhvilluar dy javë.

Ky është kampionati i vetëm në Evropë që ndeshjet luhen.

Me vetëm dy javë të luajtura në sezonin aktual, FC Minsk qëndron në ktye të ligës me gjashtë pikë.

Në këtë kampionat luajnë edhe dy shqiptarë. Elis Bakaj këtë vit ka nënshkruar me kampionin aktual, Dinamo Minsk, ku ka luajtur në dy ndeshjet e para.

Po ashtu edhe Azdren Llullaku është pjesë e këtij kampionati, ku luan me klubin  Shakhtyor Soligorsk.

Në këtë vend më shumë se 150 raste janë konfirmuar me coronavirus, por nuk është asnjë vdekje e raportuar.  Bjellorusi që ka një popullsi prej 9.5 milionë banor.

Bjellorusia nuk është kombi i vetëm që ka vazhduar ndeshjet e futbollit, pasi edhe Nikaragua vendosi të vazhdojë të luajë.

Numri i rasteve të konfirmuara me virusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën e 800,000, ndërsa numri i vdekjeve shkon në 39,000. Më shumë se 172,000 pacientë janë shëruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori