LAJMI I FUNDIT:

Një klub i Ligës Premier ka propozuar vazhdimin e kampionatit në Kinë

Një klub i Ligës Premier ka propozuar vazhdimin e kampionatit në Kinë

Një klub i panjohur anglez i Ligës Premier ka sugjeruar që sezoni aktual të përfundojë në Kinë pasi zyrtarët po zhvillojnë bisedime se si të shpëtojnë sezonin.

Liga Premier aktualisht është shtyrë deri më 30 prill të paktën për shkak të pandemisë së coronavirusit të njohur si Covid-19.


Dështimi për të përfunduar këtë sezon mund t’iu kushtojë klubeve deri në 762 milionë euro dhe autoritetet po bëjnë të pamundurën për vazhdimin e sezonit.

Plani ambicioz i Ligës Premier që të vazhdojë sezonin në fundjavën e parë të muajit maj
Lexo po ashtu Plani ambicioz i Ligës Premier që të vazhdojë sezonin në fundjavën e parë të muajit maj

Një shef ekzekutiv i një klubi pa emër i Ligës Premier ka thënë se masa të dëshpëruara po merren parasysh për të siguruar që ky sezon të përfundojë.

Sipas mediumit Athletic, njëri nga klubet angleze ka propozuar vazhdimin e sezonit të Ligës Premier në Kinë, por kjo nuk është mirëpritur.

Ndryshe, të 20 ekipet e Ligës Premier do të marrin pjesë në një video-konferencë sot (e premte) në një përpjekje për të vazhduar sezonin.

Këto ishin të gjitha vendimet e marra sot nga UEFA në video-konferencën e mbajtur me 55 anëtaret e saja
Lexo po ashtu Këto ishin të gjitha vendimet e marra sot nga UEFA në video-konferencën e mbajtur me 55 anëtaret e saja

UEFA së fundmi ka njoftuar metodën e tyre për t’u dhënë ligave vendase kohë të mjaftueshme për të përfunduar sezonet e tyre në verë.

Ndeshjet ndërkombëtare janë shtyrë përsëri deri në shtator të paktën ndërsa datat e rifillimit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës nuk janë caktuar.

Euro 2020 ishte planifikuar gjithashtu për tu mbajtur në verë, por që është shtyrë përsëri deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë aktuale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori