LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Mamushës, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Mamushës, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Ş., një turku me nënshtetësi të Kosovës, për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentit zyrtar” dhe “Hyrje të paautorizuar kompjuterike”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri është arrestuar më 5 mars 2024 dhe që nga ajo kohë gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimeve se ka kryer këto vepra penale në vazhdimësi.

M.Ş., i cili ishte i punësuar si zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Mamushës, dyshohet se ka lehtësuar marrjen e shtetësisë së Kosovës për 124 persona në mënyrë të kundërligjshme.


“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në paraburgim nga data 05.03.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprat penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 par.1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” nga neni 277/D par.2 të Ligjit NR. 08/L -188 për Plotësimin dhe Ndryshimin e KPRK-së, lidhur me nenin 77 të KPRK- së.

Sipas aktakuzës, nga data 20.01.2021 në vazhdimësi deri më datë 05.01.2024, i pandehuri M.Ş., – në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Mamushës, me dashje i tejkalon dhe keqpërdor autorizimet e tij ligjore, i njëjti nxjerr dokumente zyrtare të falsifikuara dhe ndërhynë në regjistrin zyrtar duke shënuar të dhëna të rreme dhe me nënshkrimin e tij dhe me vulën zyrtare vërteton dokumentet zyrtare dhe regjistrin me përmbajtje të rreme, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht i regjistron në sistemin e gjendjes civile duke u lëshuar ekstrakte të lindjes dhe ua mundëson fitimin e shtetësisë 124 (njëqind e njëzet e katër) personave, të cilët i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës, dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës. Me këto veprime në vazhdimësi kryen veprën penale ‘Falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Në aktakuzën e ngritur, Prokuroria akuzon M.Ş. për përdorimin pa autorizim të sistemit kompjuterik të një zyrtari tjetër, N.M., për të regjistruar në mënyrë të paligjshme 113 persona në sistemin e gjendjes civile. Këta persona nuk figuronin fare në librat amë të lindjes dhe nuk kishin dosje të verifikimeve, por përmes ndërhyrjeve, të pandehurit janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, në datat e lartcekura, i pandehuri M.Ş., pa autorizim dhe me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete dhe për personat tjerë, si dhe me qëllim që t’i shkaktoj dëm personit tjetër – Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës (ARC), hyn në sistemin kompjuterik të tjetrit – zyrtarit N.M., të cilit fillimisht arrin t’ia siguroj fjalëkalimin privat dhe më pas ia përdorë userin, nga ku regjistron të dhëna në sistemin e gjendjes civile dhe më pas në periudha të ndryshme kohore, i regjistron në sistem 113 (njëqind e trembëdhjetë) persona, të cilët pa qenë fare në librat amë të lindjes, dhe pa pasur fare dosje të verifikimeve, i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të të pandehurit përmes hyrjes pa autorizim në sistemin kompjuterik të tjetrit, ua mundëson personave të lartcekur pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Me këto veprime në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu prokurori, ka propozuar që përveç dënimit kryesor të pandehurit t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si dhe të bëhet anulimi i veprimeve juridike të kundërligjshme, në drejtim të 124 (njëqind e njëzetë e katër) personave, të cilët janë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme dhe të obligoj ARC-në që t’i shpallë të pavlefshme dokumentet e tyre të nxjerra në emër të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele

Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele

Kronika e Zezë
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Mamushës, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Mamushës, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave

Drejtësi
Kurti: 363 qytetarë të komunave veriore punësohen falë skemës qeveritare

Kurti: 363 qytetarë të komunave veriore punësohen falë skemës qeveritare

Lajme
Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në FSK

Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në FSK

Lajme
Policia fton për intervistim kandidatët e konkursit të 8 shtatorit

Policia fton për intervistim kandidatët e konkursit të 8 shtatorit

Lajme
Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë

Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë

Lajme
Kalo në kategori