LAJMI I FUNDIT:

Nga specialist i gjuajtjeve të lira në dështim, Ronaldo ka shënuar vetëm një herë me fanellën e Juventusit

Nga specialist i gjuajtjeve të lira në dështim, Ronaldo ka shënuar vetëm një herë me fanellën e Juventusit

Cristiano Ronaldo është njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Ylli portugez edicionin e kaluar iu bashkua Juventusit nga Real Madridi duke bërë një transferim të bujshëm në Torino.

Ronaldo në të kaluarën ka qenë një specialist i gjuajtjeve të lira duke shënuar shumë gola me fanellën e Real Madridit dhe Manchester Unitedit.


34-vjeçari ka pasur 28 tentime nga gjuajtjet e lira me fanellën e Juventusit në garat zyrtare duke mos shënuar asnjë gol.

https://www.youtube.com/watch?v=8NMFj7wdHv8

Goli i vetëm nga gjuajtja e lirë i Ronaldos me fanellën e Juventusit është në miqësoren ndaj Interit këtë verë.

Shtatë gjuajtje janë pritur nga portierët kundërshtarë, ndërsa dy të tjera nuk kanë arritur as brenda kuadratit të portës.

Ndërkohë plot 19 goditje nga Ronaldo nuk kanë arritur ta kalojnë as murin e gjallë të kundërshtarëve.

Gjithsesi sa i përket lojës së hapur, Ronaldo nuk ka qenë keq me Juventusin, pasi ka shënuar 33 gola në 53 ndeshje.

Portugezit i mbetet të punojë më shumë që të rikthehet përsëri në një specialist të goditjeve të dënimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori