LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Reali është skuadër e fortë, por do t’i mposhtim dhe do ta bëjmë historinë

Neymar: Reali është skuadër e fortë, por do t’i mposhtim dhe do ta bëjmë historinë
Neymar është i preferuari i Perezit (Getty Images)

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është shprehur i bindur se skuadra e tij do ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

Kampioni i Ligue 1 ka udhëtuar drejt Katarit për të vazhduar fazën përgatitore pas përfundimit të sezonit vjeshtor në Francë dhe nga aty Neymar ka shfrytëzuar rastin të flas për takimin e Ligës së Kampionëve.

Shorti i Ligës së Kampionëve ka dashur që PSG të ballafaqohet me kampionin në fuqi të kësaj lige, Real Madridin, në 1/16-tën, por Neymar beson që skuadra e tij do t’i eliminojë dhe do të kualifikohet tutje.


“Reali i Madridit është një skuadër mjaft e fortë, por jo e pathyeshme. Ata luajnë për shumë vite së bashku dhe e dimë se do të jetë e vështirë”, ka thënë fillimisht Neymar.

Neymar duke kaluar kohë zbavitje në Doha të Katarit

“Por, edhe ne jemi një ekip i konsoliduar, me shumë element dhe që mund të bëjnë diferencën”.

“Ne duam të bëjmë historinë dhe do të bëjmë gjithçka të mundur për t’i eliminuar ata”.

“Ata po kërkojnë Ligën e tretë të Ligës së Kampionëve, por e di që ne mund t’i mposhtim ata”.

“Jam i bindur që do t’ia dalim të kualifikohemi më tej”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori