eksperti-banner

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka kritikuar gazetarët dhe mediat për spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Real Madridi.

Braziliani u bashkua me Parisin për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh verën e kaluar.


neymar 3

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Real Madridi po e kërkon Neymarin dhe se tashmë ka biseduar me babain e tij.

Kur është pyetur direkt nga gazetarët pas fitores së PSG-së ndaj Celticut ku ai shkëlqeu, Neymar shpërtheu me gazetarët.

neymar 2

“Kjo temë është duke më lodhur”, theksoi Neymar.

Sergio Ramos, Casemiro, Dani Ceballos janë prej lojtarëve të Real Madridit që publikisht u deklaruan duke hapur dyert e një kalimi të ish – yllit të Barcelonës.

Real Madridi po kërkon pasuesin e Cristiano Ronaldos i cili ka hyrë në vitet e fundit të karrierës së tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app