Mesazhi i dhënë nga Neymar është i qartë. Sulmuesi brazilian mendon se mund të fitojë gjithçka në këtë sezon me Barcelonën, duke paralajmëruar në një fare mënyre Realin e Madridit por edhe Juventusin.
Me Los Blancos, Barça lufton për titullin në La Liga ndërsa me bardhezinjtë do të përballet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Në një intervistë për mediat spanjolle, Neymar është shfaqur shumë optimist duke lënë të kuptohet se katalanasit i kanë mundësitë për të fituar të tre kompeticionet ku marrin pjesë në këtë sezon.
“Mendoj se mund të fitojmë edhe njëherë tjetër çdo trofe të mundshëm, nëse qëndrojmë të përqendruar dhe të lumtur”, deklaroi 25-vjeçari i Selecaos.
Neymar u ndal edhe te sfida ndaj Paris Saint Germainit, me Barcelonën që falë atij suksesi 6-1 në Camp Nou arriti të realizonte një përmbysje historike.
“Ishte diçka unike, e kam përjetuar atë sfidë sikur të ishte një ndeshje në limitet e të pamundurës, por në fund morëm një fitore që na ka bërë shumë euforikë të shohin me optimizëm nga pjesa e mbetur e sezonit”, shtoi në vijim të fjalës së tij Neymar. Neymar të dielën mund të festojë golin e tij të 100-të me Barcelonën nëse realizon ndaj Granadës. Blaugranat janë shtëpia e tij e dytë dhe 25-vjeçari vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën e tij me Barcën deri në vitin 2021. “Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaja me Barcelonën, që kur kam qenë fëmijë kjo ishte ajo që dëshiroja. Të luaj të kjo skuadër është një ëndërr që është bërë realitet për mua”, nënvizoi braziliani.
Në lidhje me rinovimin e Messit që nuk po vjen, Neymar shtoi:
“Messi është Barca dhe Barca është Messi”. Një shprehje kjo që të bën të kuptosh rëndësinë e argjentinasit te skuadra katalanase. Në fund të prononcimit një mendim i Neymar shkoi për trajnerin Luis Enrique, i cili sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më në krye të stolit të Barcelonës.“Do të jetë diçka e çuditshme të punojmë pa të, por pasi me Luis Enriquen kemi arritur shumë suksese gjatë këtyre viteve”, theksoi 25-vjeçari nga vendi i Sambas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës