LAJMI I FUNDIT:

“Neymar është më i mirë se Messi dhe Ronaldo”

“Neymar është më i mirë se Messi dhe Ronaldo”

Legjenda e Milanit dhe Italisë, Alessandro Costacurta mendon se braziliani Neymar është më i mirë se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Costacurta ka befasuar të gjithë me deklaratat e tij të fundit në lidhje me futbollistin më të mirë në botë.


Sipas legjendës së Italisë dhe Milanit, ylli brazilian po vazhdon me paraqitje të mira dhe për këtë vit është më i mirë se dyshja që ka ‘privatizuar’ çmimin më të madhe individual, ‘Topin e Artë’, Messi dhe Ronaldo.

Gazeta madrilene: Ky lojtar i Barcelonës e meriton ‘Topin e Artë’
Lexo po ashtu Gazeta madrilene: Ky lojtar i Barcelonës e meriton ‘Topin e Artë’

“Sa i përket personalitetit të Neymar, unë mendoj se ai është shumë i ngjashëm me Ronaldon. Ai është shumë aktiv në mediat sociale, por ai nuk ka të njëjtat cilësi si të Ronaldos”, ka thënë fillimisht Costacurta për Sky Italia.

“Mendoj se, pak a shumë, ata do të bëjnë të njëjtën sasi të golave në fund të karrierës së tyre”, transmeton Telegrafi.

“Neymar tashmë ka material për Topin e Artë. Në fakt, unë besoj se në këtë moment Neymar është më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Messi, ai është lojtari më i mirë në botë tani, në vitin 2017”.

Ronaldinho: Çështje kohe kur Neymar do ta fitojë ‘Topin e Artë’
Lexo po ashtu Ronaldinho: Çështje kohe kur Neymar do ta fitojë ‘Topin e Artë’

“Nëse ne bëjmë një vështrim në paraqitjet e tij dhe ne krahasojmë me ato të Messit dhe Ronaldos, mendoj se Neymar është vetëm më i mirë në këtë moment”, përfundoi ish-mbrojtësi i njohur italian.

Kohëve të fundit fjalë të mëdha për Neymarin ka thënë edhe legjenda tjetër e futbollit, Ronaldinho, i cili ka theksuar se është çështje kohe kur braziliani do të fitoj ‘Topin e Artë’. /Telegrafi/