Përkundër pritjeve dhe paralajmërimeve se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen, së paku gradualisht, kjo nuk ka ndodhur ende.
Verën e kaluar, BE-ja ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese kundër Kosovës – përfshirë anulimin e disa takimeve në nivel të lartë – duke vlerësuar se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në veriun e banuar me shumicë serbe.
Tensionet në këtë zonë janë rritur pasi Qeveria e Kosovës ka instaluar kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe, në fund të majit të vitit 2023.
Rekomandimin për heqjen e masave e ka dhënë në qershor përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke e arsyetuar atë me hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen e kushteve për heqjen e tyre.
Tani thuhet se Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) është duke i vazhduar konsultimet me vendet anëtare për tekstin e një deklarate të përfaqësuesit të lartë, me të cilën do të njoftohej për heqjen e masave.
Por, disa versione të tekstit të një deklarate të tillë nuk kanë arritur të marrin mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.
Sipas burimeve diplomatike në BE, shumica e vendeve janë pajtuar që të hiqen masat, disa kanë dashur të hiqet vetëm një pjesë e tyre, por disa kanë kërkuar edhe vendosjen e një klauzole, sipas së cilës masat do të mund të ktheheshin me automatizëm, nëse autoritetet e Kosovës do të ndërmerrnin ndonjë hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri, që do t’i rriste tensionet.
Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se Borrell, ashtu siç është kërkuar prej tij, u ka dërguar raportin vendeve anëtare dhe diskutimi për të është zhvilluar në qershor.
Por, Stano tha se “përmbajtja e atij raporti nuk do të bëhet publike”.
Radio Evropa e Lirë ka pasur rast ta shohë atë raport dhe në të është rekomanduar heqja e masave.
“Marrë parasysh hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së, të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit [Evropian] që të marrë qëndrim për heqjen e masave për Kosovën, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionale”, është thënë në raportin e Borrellit.
Borrell, në rekomandimin e tij, ka thënë se vendimi nga ana e Këshillit do të kontribuonte në një kontekst të balancuar, në të cilin dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, i lehtësuar nga BE-ja, do të mund të ecë përpara.
“Nga Kosova pritet që ta shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë depërshkallëzuese dhe për t’i evituar veprimet e pakoordinuara”, është thënë në raportin e Borrellit.
Por, gjatë diskutimeve, disa vende anëtare kanë argumentuar se përmbushja e kushteve nga ana e Kosovës “nuk është e plotë”.
Stano thotë se “diskutimet në Këshill po vazhdojnë”.
Në Bashkimin Evropian nuk duan të flasin për afatet kohore se kur do të mund të hiqeshin masat, por zyrtarë të BE-së – në kushte anonimiteti – thonë se “vendimi është bërë më i vështirë pas sjelljes jokonstruktive” në takimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të lartë dhe në nivel të kryenegociatorëve.
Në fund të qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar në Bruksel për një rund të ri bisedimesh, por takimi i përbashkët nuk është zhvilluar, për shkak të disa kushteve që ka nxjerrë Kurti e që i ka refuzuar Vuçiq.
Disa burime të BE-së thonë se në mesin e arsyeve përse disa shtete nuk duan të hiqen masat, janë niveli i ulët i besimit ndaj autoriteteve të Kosovës dhe frika se Kosova mund të ndërmarrë hapa të njëanshëm për hapjen e urës mbi lumin Ibër, që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Haziri: Paralajmërimet për sulme në veri vijnë nga pushteti për konsum të brendshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Lutfi-Haziri-interviste-foto-Ridvan-Slivova-9-e1685310102581-780x439-1-380x233.jpg)
Haziri: Paralajmërimet për sulme në veri vijnë nga pushteti për konsum të brendshëm
![Kurti diskuton me QUINT-in për hapjen e Urës së Ibrit: Do t’i ndihmonte qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/231314561564641564-380x233.jpg)
Kurti diskuton me QUINT-in për hapjen e Urës së Ibrit: Do t’i ndihmonte qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim
![Caktohet 30 ditë paraburgim për 21-vjeçarin i cili dyshohet se ka vrarë një ushtar në Maqedoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1-380x233.png)
Caktohet 30 ditë paraburgim për 21-vjeçarin i cili dyshohet se ka vrarë një ushtar në Maqedoni
![Videot e plazheve bosh, Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/edi-rama-1-380x233.jpg)
Videot e plazheve bosh, Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar
![Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Sheshi-1-380x233.jpg)
Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme
![Përplasje e akuza në Komisionin Hetimor mes deputetes së LVV-së dhe asaj të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/unnamed-10-380x233.jpg)
Përplasje e akuza në Komisionin Hetimor mes deputetes së LVV-së dhe asaj të PDK-së
![Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, Kreu i turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/pushues-ne-durres-380x233.jpg)
Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, Kreu i turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë
![Policia jep detaje për arrestimin e Nazmi Mulakut, “mjekut” që pretendonte se shëronte disa sëmundje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/auto_-640-0-66966943ef8a21721144409-380x233.jpg)
Policia jep detaje për arrestimin e Nazmi Mulakut, “mjekut” që pretendonte se shëronte disa sëmundje
![Ndryshimet e mëdha klimatike kërcënim për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore del me rekomandime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/vapa-380x233.png)
Ndryshimet e mëdha klimatike kërcënim për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore del me rekomandime
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Oyarzabal dhe Merino shpallen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/merino-380x233.png)
Oyarzabal dhe Merino shpallen "tradhtarë" me t'u kthyer në Spanjë
![Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-mbappe-1-380x233.png)
Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit
![Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/biden-trump-2-380x233.jpg)
Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?
![Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vincent-380x233.jpg)
Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë
![Pse Trumpi e zgjodhi JD Vance si kandidat për zëvendëspresident amerikan?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/jd-vance-trump-1-380x233.jpg)
Pse Trumpi e zgjodhi JD Vance si kandidat për zëvendëspresident amerikan?
![UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-123-380x233.jpg)
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë