LAJMI I FUNDIT:

Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, Kreu i turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë

Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, Kreu i turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj i ftuar në Now me Erla Mëhillin u shpreh se shumë turistë nga Kosova po braktisin Shqipërinë për të vizituar Greqinë apo Bullgarinë.

Sipas tij, faktor kryesor është liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës. Megjithatë Kurtishaj shprehet se shumë pushues nga Kosova nuk e shikojnë të arsyeshme një rritje prej 40% të çmimeve.

“Viti 2024 ka lënë të kuptohet që nuk ka turizëm të qëndrueshëm për disa zona të Shqipërisë pa shqiptarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave ka bërë një ndryshim nga viti 2023. Për dy dekada ne kemi qenë të izoluar nga bota për mundësinë e lëvizjen e lirë. Ishte fat i mirë që liberalizimi u bë e janar dhe shumë shqiptarë të Kosovës plotësuar ëndrrën e tyre për të vizituar vendet e rajonit siç është Greqia për shkak se shumë prej nesh para 20 vitesh i kanë kaluar në Greqi dhe Bullgari dhe unë mendoj që kjo mungesë e pushuesve të Kosovës nuk është pa arsye. Sipas statistikave ka një rënie të dukshme të pushuesve dhe rritja e çmimeve është një prej arsyeve kryesorë, sigurisht dhe gjetja e plazheve alternative si Greqia dhe Bullgaria mund të jetë një tjetër arsye pse mungojnë turistët prej Kosovës. Megjithatë unë nuk e kuptoj pse duhet të paguaj një pije që kushton 200 lekë në Durrës dhe 700 lekë në jug”, tha ai. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Edi Rama “përfshihet” në debatin e plazheve, publikon video nga Velipoja me plot pushues

Edi Rama “përfshihet” në debatin e plazheve, publikon video nga Velipoja me plot pushues

Lajme
Ardhja e mërgimtarëve, nis krijimi i kolonave në kufirin me Serbinë

Ardhja e mërgimtarëve, nis krijimi i kolonave në kufirin me Serbinë

Lajme
Akademiku serb: Serbia nuk guxon as të mendojë për konflikt në Kosovë, derisa atje është NATO

Akademiku serb: Serbia nuk guxon as të mendojë për konflikt në Kosovë, derisa atje është NATO

Siguri
Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës

Këto janë 10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës "Condé Nast Traveler"

Lajme
Turistja franceze humb jetën në Liqenin e Komanit

Turistja franceze humb jetën në Liqenin e Komanit

Lajme
Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Jo temperaturat, por çmimet 'përvëluese' boshatisin plazhet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori