LAJMI I FUNDIT:

Në tërë Kosovën vetëm 54 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

Në tërë Kosovën vetëm 54 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar
Foto: Ilustrim

Në Qendrën Klinika Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen vetëm 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Ndërsa 96 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

“Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi”, thuhet në raportin e SHSKUK-së, transmeton Telegrafi.

Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, dy prej tyre në gjendje të rënduar, kurse 27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 71 janë me oksigjeno-terapi.


Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 26 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë, prej tyre 27 të konfirmuar pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 16 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot për një viktimë nga COVID-19, e regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas IKSHPK, të enjten janë shënuar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me coronavirus. IKSHPK bëri të ditur se kjo shifër bazohet në 2.295 mostra të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 147 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.511.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,466 pacientë me këtë virus. Prej tyre 103.711 janë shëruar ndërsa 2,244 kanë vdekur.

Sipas një njoftimi të ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Drejtësi
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Lajme
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Drejtësi
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Drejtësi
Kalo në kategori