LAJMI I FUNDIT:

Në mes të autostradës, ai doli nga dritarja – vetëm e vetëm që të godiste shoferin e një veture tjetër (Video)

Në mes të autostradës, ai doli nga dritarja – vetëm e vetëm që të godiste shoferin e një veture tjetër (Video)

Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja shihet një burrë i cili përpiqet të luftojë dikë në një xhip, derisa veturat ishin në lëvizje.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje të regjistruara në një autostradë të Arabisë Saudite.


Siç edhe mund të shihet në video, një veturë gri ecë pranë një xhipi të zi, kur ai fillon të dalë nga dritarja e pasagjerit.

Derisa të dy veturat janë duke vozitur krah për krah, burri del nga dritarja duke u përpjekur që të godasë shoferin e automjetit tjetër.

Se si përfundon kjo ngjarje, shihni videon më poshtë. /Telegrafi/