LAJMI I FUNDIT:

Në Gostivar do të prezantohet Karta Qytetare

Në Gostivar do të prezantohet Karta Qytetare

CIVIL – Qendra për Liri, me prezantimin publik që do të mbahet në sheshin e qytetit në Gostivar nesër (20 prill 2017) me fillim në ora 12:00, do ta fillojë projektin më të ri “Shoqëri pa kufij”, i cili do të zbatohet me mbështetje të Fondacionit Gjerman – Heinrich Böll, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi kryesor i aksionit është promovimi dhe edukimi i qytetarëve të Maqedonisë për Kartën Qytetare, dokumentit global për avancimin e të drejtave qytetare dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.


Karta paraqet hap të ri të shoqërisë qytetare në korniza globale, që u promovua vitin e kaluar në konferencën botërore për perspektiva globale, e mbajtur në Berlin, me iniciativë të Qendrës Ndërkombëtare për Shoqëri qytetare dhe disa organizatave qytetare botërore të mirënjohura. Civili ishte një nga 50 organizatat e para nënshkruese të kësaj Karte në nivel global, dhe do të jetë bartës i aktiviteteve promovuese dhe edukative për Kartën në vendin tonë.

Gjatë evenimentit të nesërm në sheshin e Gostivarit, do të organizohet prezantim i hollësishëm i të gjitha aktiviteteve lidhur me Kartën qytetare në nivel botëror dhe nacional. Qytetarët do të kenë mundësi të fitojnë materiale informative dhe edukative, si dhe të kyçen në mbështetjen për Kartën, përmes nënshkrimit të deklaratës për mbështetje ose pjesëmarrjes në foto dhe video peticionin, i cili është i pari i këtij lloji.

Civili do të mbajë eveniment të këtij lloji javën e ardhshme në Veles, e pastaj, gjatë tre muajve të ardhshme, vijojnë takime edhe me qytetare dhe qytetarë në Shtip, Kavadar, Strugë, Tetovë, Manastir, Ohër dhe Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti i KFOR-it takohet në Kopaonik me shefin e Shtabit të Ushtrisë serbe, flasin për patrullimet në vijën kufitare

Komandanti i KFOR-it takohet në Kopaonik me shefin e Shtabit të Ushtrisë serbe, flasin për patrullimet në vijën kufitare

Siguri
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zgjedhjet në Luginë, Kurti u përgjigjet kritikave: Ku më thërrasin, unë shkoj

Zgjedhjet në Luginë, Kurti u përgjigjet kritikave: Ku më thërrasin, unë shkoj

Lugina
Aksident me fatalitet në Hajvali, humb jetën fëmija njëvjeçar

Aksident me fatalitet në Hajvali, humb jetën fëmija njëvjeçar

Kronika e Zezë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori