LAJMI I FUNDIT:

Në fundjavë ndreqet moti

Në fundjavë ndreqet moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditëve të ardhshme temperaturat nuk do të jenë siç kanë qenë ditëve të kaluara.

Sipas IHMK-së në ditët e ardhshme pritet të bjerë borë, por temperaturat gjatë ditës do të sillen rreth 0 gradë Celcius.


Njoftimi i IHMK-së:

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga jugu dhe juglindja . Në këto kushte do të mbajë mot  i vranët dhe me intervale me diell të cilat rreze do ta zbusin këtë situatë të acart që mbretëroi ditëve të fundit.

Gjatë natës temperaturat do të bijnë dei -8 gradë Celsius, kurse gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Shtypja atmosferike nesër do të shënoj vlerat nën normalën me çka dita e shtune sërish pritet që të kete zhvillim vranësirash të cilat do te shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Të dielen parashihet te mbajë mot me vranësira te shperndara dhe intervale me diell.Temperaturat minimale do te zbresin deri në -8 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 der 1 C Celsius. Gjatë kësaj periudhe parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi deri 8m/s.