LAJMI I FUNDIT:

Ndryshohet autostrada Prishtinë-Shkup

Ndryshohet autostrada Prishtinë-Shkup

Kryeministri Hashim Thaçi e ka mirëpritur propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës (MI) për ndryshimin e projektit për ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin, duke thënë se shumë shpejtë do të fillojë së ndërtuari kjo autostradë.

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota ka thënë se ky ndryshim ka të bëjë me atë që ndërtimi i autostradës me Partneritet Publiko-Privat nuk ka treguar rezultat të mirë.

Ai ka rekomanduar që ndërtimi të bëhet sipas modelit të kontratës tradicionale, shkruan Kosova Sot. /Telegrafi/