LAJMI I FUNDIT:

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2015”

Ndizet flakadani i “Flakës së Janarit 2015”

Është ndezur sonte në mbrëmje, para Teatrit të Qytetit në Gjilan, flakadani i “Flakës së Janarit 2015”, ku edhe është improvizuar një skenografi që simbolizon sakrificën e dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ndezjen e flakadanit e ka bërë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, dhe djali i dëshmorit Mulla Idriz Gjilanit, Isa Mullaidrizi. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues nga jeta kulturore e Gjilanit.

Agjenda e Manifestimit “Flaka e Janarit 2015” vazhdon me katër shtyllat e kulturës: artin pamor, artin letrar, artin skenik dhe artin muzikor.


Përndryshe, manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015” ka nisur sot me vizitën e kryetarit Lutfi Haziri në kazermën e FSK-së, për të vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve e lapidarëve si dhe është organizuar pritje për familjet e dëshmorëve në sallën e Kuvendit Komunal. /Telegrafi/