LAJMI I FUNDIT:

Kultura dhe besimi hebraik në Poloni, 75 vjet pas Aushvicit

Kultura dhe besimi hebraik në Poloni, 75 vjet pas Aushvicit

Gjermanët e shkatërruan tërësisht jetën hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore, por hebrenjtë e Polonisë sërish jetojnë atje… sipas rregullave të Torës.

Është gjithmonë e rëndë për Michael Schudrich-un, sa herë i duhet të kalojë përmes portës së ish-kampit të përqendrimit Aushvic (Auschwitz-Birkenau). Kryerabini i Polonisë disa herë në muaj vjen në memorialin e ish-kampit të përqendrimit.

“Për mua është gjithmonë e vështirë kur vizitoj këtë vend. E aq më tepër kur lindi vajza ime. Kur kalon këtu dhe nuk ke fëmijë mendon: a do të kisha mbijetuar? Sapo bëhesh me fëmijë mendon; a do të mund ta kishte mbijetuar fëmija im këtë? Kjo kthehet në një përvojë krejt tjetër”, thotë Michael Schudrich, kryerabin i Polonisë

Më shumë se gjysma e gjashtë milionë hebrenjve të vrarë në Evropë ishin në Poloni. Schudrich është sot në Poloni personi më i rëndësishëm fetar i kontaktit për fondacionin Aushvic. Ai synon mos harrimin e mizorive dhe përkujtimin e Holokaustit deri më sot. 75 vjet pas çlirimit.

“Ndonëse shumë kanë nxjerrë mësimet prej historisë, sheh sot 75 vjet më pas, që ende ka të tillë që nuk kanë mësuar asgjë dhe që sot grenë zërin për përgënjeshtrimin e Holokaustit apo minimizimin e tij.”

Kryerabini Schudrich punon kundër urrejtjes dhe për jetën. Ndërkohë, ai e bën që prej 30 vjetësh këtë punë. Dikur ai erdhi në Varshavë, në Poloninë që qeverisej prej komunistëve. Shumë pak të mbijetuar të Holokasutit kishin hequr dorë prej identitetit religjioz të tyre hebraik.

Pas rënies së Perdes së hekurt në vendin e karakterizuar prej katolicizmit nisën të krijohen sërish bashkësitë hebreje. Schudrich, i lindur në Nju-Jork, takon manjatin amerikan Ronald Lauder, i cili në mbarë botën e ka mbështetur me shumë para jetën religjoze hebraike.

“Ne kishim nevojë për dikë, që të shkonte për ne në Poloni. Unë dëgjova për një rabin me emrin Michael Schudrich. Ne fillimisht e caktuam atë në një sinagogë Në Varshavë, në vitin 1990 apo 1991″, kujton Ronald S. Lauder, president i fondacionit Lauder

Sot, lutjet në sinangogën Nozyk në Varshavë e kudo në Poloni janë sërish normalitet. Disa mijëra besimtarë hebraikë jetojnë sot në Poloni. Ky është rezultati i punës së kryerabinit. Ai rrëfen se kur erdhi para 30 vjetësh, në fillim mungonin edhe librat.

“Libri i parë hebraik i lutjeve, që është botuar pas rënies së komunizmit në Poloni është botimi i vitit 1991-1992, ndërsa ekzemplari i pari në Poloni i përket vitit 1926.”

Tri dekada më vonë, Varshava ka një shkollë të suksesshme hebraike me mbi 200 nxënës. Ai e ka veçanërisht për zemër punën me fëmijët.

Krahas sinagogës konservatore Nozyk ka edhe bashkësi të tjera në Varshavë. Ata përjetojnë solidaritet edhe në lutjet ndërfetare. Me katolikët e protestantët, bashkë me pjesëtarët e bashkësisë hebraike. Kryerabini Schudrich e di nga përvoja e tij, se ndryshimi nuk ndodh brenda natës.

“Për këtë duhet kohë. Aq kohë sa të gjesh drejtimin e duhur, që të jep forcë dhe shpresë!”

Shpresë për një jetë gjithnjë në rritje të besimit hebraik në Poloni. 75 vjet pas çlirimit të Aushvicit. /DW/