LAJMI I FUNDIT:

Napoli nënshtron Ajaxin dhe kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Napoli nënshtron Ajaxin dhe kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve
(Foto: Twitter/Screenshot/SSC Napoli)

Napoli e ka regjistruar edhe fitoren e katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Ajaxin (4-2) edhe në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.

Rezultati u zhbllokua në minutën e katërt të takimit, kur Piotr Zielinski harkoi në zonë, ndërsa Hirving Lozano ishte i saktë me kokë.

Nikoqirët e realizuan golin e dytë përmes Giacomo Raspadorit (16’), i cili pranoi një top nga Khvicha Kvaratskhelia, krijoi hapësirë dhe shënoi gol të bukur.


Ekipi holandez u rikthye në lojë në fraksioni e dytë (49’), kur Davy Klaassen shënoi me kokë pas harkimit nga Calvin Bassey.

Vendasit nuk lejuan befasi duke e shënuar edhe golin e tretë me anë të Khvicha Kvaratskhelia, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë (62’).

(Foto: Twitter/Screenshot/SSC Napoli)

Vizitorët nuk u dorëzuan dhe ia dolën ta bënin më dramatik fundin e takimit me golin e dytë. Realizues ishte Steven Bergwijn nga penalltia (83’).

Golat nuk mbaruan këtu, pasi Victor Osimhen (90’) e shënoi edhe të katërtin për ekipin vendas pas një gabimi të lojtarëve mysafirë.

Pas fitores së katërt (12 pikë), Napoli e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe tash i mbetet ta sigurojë edhe vendin e parë në Grupin A.

Ajaxi (me tri pikë) do të shpresojë në gabimet eventuale të Liverpoolit dhe në rezultatet pozitive në dy ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar tutje. /Telegrafi/

https://twitter.com/RdScouting/status/1580259143881228293

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori