LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Hoti nuk e ka prioritet luftimin e pandemisë, por dialogun me Serbinë

Nagavci: Hoti nuk e ka prioritet luftimin e pandemisë, por dialogun me Serbinë
Foto: Arkiv

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se Qeveria Hoti nuk i dha mbështetje nismës ligjore për masat kundër pandemisë COVID-19 dhe sipas saj shpërfillja e interesit të qytetarëve, rekomandimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shëndetit publik po bëhet vetëm për inate personale e partiake dhe me arsyetime të rreme.

Nagavci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se edhe pse si prioritet numër një kjo Qeveri jolegjitime e kanë paraqitur menaxhimin e situatës me pandeminë, prioriteti dhe detyra e vetme e tyre është kujdesi për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe atë pasi e gjunjëzuan fillimisht Kosovën.


Lexoni të plotë postimin e Nagavcit në Facebook:

“8 Qytetarë të Kosovës kanë vdekur vetëm dje nga Covid-19

Numri total i rasteve pozitive është 4.307

Numri i rasteve aktive është 2.118.

94 Raste të vdekjes deri mbrëmë.

Qeveria Hoti ndërkaq nuk i dha mbështetje nismës ligjore për masat kundër pandemisë COVID-19. Shpërfillja e interesit të qytetarëve, rekomandimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shëndetit publik po bëhet vetëm për inate personale e partiake dhe me arsyetime të rreme.

Edhe pse si prioritet numër një kjo Qeveri jolegjitime e kanë paraqitur menaxhimin e situatës me pandeminë, prioriteti dhe detyra e vetme e tyre është kujdesi për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe atë pasi e gjunjëzuan fillimisht Kosovën.

Në planin e brendshëm gjendje e vështirë pandemike e ekonomike, e në ngutinë për përmirësim të raporteve me Serbinë, Zt. Hoti merr pjesë sot në Samitin virtual të Parisit, ndonëse në Kuvend akoma nuk ka prezantuar asnjë platformë për dialogun, asnjë ekip, asnjë agjendë, asnjë plan.

Kemi sot në këtë samit Kryeministrin e Kosovës përballë Presidentit të Serbisë, i pari pa legjitimitet partiak, qytetar e institucional e i dyti me legjitimitet të plotë nga mbështetja qytetare në vendin e tij.

Keq gjendja e brendshme, keq ajo e jashtme.

Kjo gjë duhet të ndryshoj, shëndeti i qytetarëve, mirëqenia, mbështetja e ekonomisë janë këto ditë obligim parësor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori