LAJMI I FUNDIT:

Mustafa lëshon Kuvendin e LDK-së, pas dorëzimit të dorëheqjes

Mustafa lëshon Kuvendin e LDK-së, pas dorëzimit të dorëheqjes

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka lëshuar sallën e Kuvendit zgjedhor të LDK-së, pasi tashmë ai nuk është pjesë më as e kryesisë dhe as anëtar i Kuvendit, siç tha edhe ai vet para delegatëve të Kuvendit se është një anëtar i thjesht i LDK-së.

Mustafa në një prononcim për media deklaroi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Kuvendit të LDK-së.


“Posa dhashë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, dorëheqja ishte e parevokueshme. Falënderova strukturën e LDK-së për punën 10 vjeçare që kam bërë. Kam bindjen që ky kuvend do të nxjerr kryetarin e LDK-së që do ta çoj vendin përpara. Lë hapësirë që kryetari i LDK -së të drejtoj LDK-në në mënyrë të pandikuar. Besoj që çdo njëri nga kandidatët e LDK-së do ta bëj këtë gjë”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/