LAJMI I FUNDIT:

Mungon në PDK, do të flasë më vonë

Mungon në PDK, do të flasë më vonë

Ndonëse është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi vazhdon të mos merr pjesë në procesin zgjedhor të partisë së tij. Për krejt këtë mos pjesëmarrje, Krasniqi nuk dëshiron ta komentojë më shumë, duke thënë se për këtë do të flas më vonë.

Partia Demokratike e Kosovës ka më shumë se një muaj që ka filluar zgjedhjet e brendshme, nëpër seksione e degë të cilat çdoherë po përcjellën e përshëndeten për së afërmi nga kryesia e kësaj partie, megjithatë në këtë proces nuk është parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi.

Ai nuk është parë as në ceremonitë e anëtarësimeve që ndodhën nëpër komuna. Megjithatë, mosangazhimin e tij në këtë proces, Jakup Krasniqi e arsyeton me punët e Kuvendit në këtë fund vit, ndërsa për çështjen e partisë, ai ka preferuar të flas më vonë.


“Unë jam duke i kryer detyrat dhe përgjegjësitë e mia në Kuvendin e Kosovës. Për partinë mund të flasim në parti, natyrisht mund të flas edhe unë më vonë”, ka theksuar Krasniqi.

Edhe pas insistimit të Kosovapressit, Krasniqi nuk ka preferuar në këtë kohë të flas, duke thënë se më vonë do të jap qëndrimin e vet.

Sekretari Krasniqi që një kohë të gjatë vazhdon të kritikoj mënyrën e menaxhimit të partisë nga kryetari, Thaçi.

Po ashtu një kërkesë e Krasniqit dhe Fatmir Limajt vazhdon të mbetet që zgjedhjet në PDK të mbahen një anëtar një votë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori