LAJMI I FUNDIT:

Mrekullitë e mjekësisë: Djali arrin të përdorë dorën e paralizuar

Mrekullitë e mjekësisë: Djali arrin të përdorë dorën e paralizuar

24-vjeçarit i është implantuar një chip në tru, i cili nëprmjet një bypass-i elektronik nervor, lejon atë që të lëvizë dorën.

Ian Burkhart ka arritur të hedhë ujë në një gotë dhe të luajë e kordat e një kitare. Një hap i jashtëzakonshëm për djalin e paralizuar i cili u bë pjesë e një eksperimenti, i pari në llojin e tij që aplikohet tek një njeri.

Burkhart, i cili pas një incidenti nënujor ka humbur kontrollin e këmbëve dhe duarve, stërvitet që prej vitit 2014 në lëvizjen e dorës dhe shkëncëtarët kanë punuar për 10 vite për ekperimentin që më në fund ka bërë realitet ëndrrën e tij.


ian-burkhart_custom-3f8da50f703d7dafa289de38428b15b5aaf50ba3-s1100-c15

Megjithatë, studiuesit janë shprehur se kjo nuk është një kurë për paralizën pasi lëvizjet e 24-vjeçarit kontrollohen nga një kompjuter.

Sfida e tanishme është minimizimi i pajisjes dhe heqja e fijeve lidhëse, në mënyrë që në të ardhmen, pacientët të kenë mundësi ta përdorin atë kudo.

03_photo_patient_01-1200x800

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori