LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Mbaroi epoka galaktike

Mourinho: Mbaroi epoka galaktike

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka filluar t’i tregojë dhëmbët e tij që në fillim të regjimit në Bernabeu, pasi që ka paralajmëruar përfundimin e epokës galaktike nën drejtimin e tij.

“Këtë vit klubi do të ndryshojë drejtim. Transferimet e këtij viti do të jenë të një niveli jo dhe aq të madh. Unë dua të krijoj një skuadër të baraspeshuar. Për të qenë më konkurrues dhe të kemi më shumë opsione do të duhet të transferojmë edhe tre-katër lojtarë”.

“Ronaldo? Cristiano Ronaldo është lojtar i një cilësie të lartë dhe nga ai mund të presësh vetëm gjëra të mira. Askush nuk mund të thotë se Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/