LAJMI I FUNDIT:

Mosprivatizimi e ka bllokuar Gjakovën

Mosprivatizimi e ka bllokuar Gjakovën

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Kusari Lila u takua me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Regjionale të Gjakovës dhe të Agjencisë Kosovarë të Privatizimit, në lidhje me çështjet e privatizimit të ndërmarrjeve me status të pazgjidhur në komunën e Gjakovës.

Ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari Lila, tha se është shumë e rëndësishme që të ketë lëvizje pozitive nëpër komuna dhe le të lëmë anash agjendat politike. Ajo theksoi se është me rëndësi të punohet dhe të ketë ndryshime konkrete sa i përket investimeve.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se trajtimi që po i bëhet Gjakovës nuk është i drejtë dhe se ky qytet është lënë anash në tërësi, sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve.

Në kuadër të debatit në mes Gjakovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, drejtori i AKP-së Shkelzen Lluka, theksoi se disa nga lëndët e këtij qyteti janë të bllokuara në Gjykatën Supreme dhe deri në zgjedhjen e këtyre lëndëve nuk mund të bëhet asgjë.


Ndërsa Masar Lluka, drejtori i Odës Ekonomike Regjionale të Gjakovës tha kjo neglizhencë e privatizimit e ka blloku Gjakovën, pavarësisht që është qyteti i tretë në Kosovë, e sa i përket investimeve është e fundit në listë. “Masa të shpejta mund të ia kthejnë jetën funksionale këtij qyteti, pasi ata të cilët po vuajnë më shumë në këtë rast janë qytetarët”, u shpreh ai. /Telegrafi/