LAJMI I FUNDIT:

Moggi: Milani ta blejë Ibrahimovic

Moggi: Milani ta blejë Ibrahimovic

Luciano Moggi ka këshilluar Milanin që të shqyrtojë transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic.

“Mendoj se Milani duhet të tentojë të sjellë një lojtar që mua më pëlqen, një lojtar të cilin e konsideroj vendimtar në çdo nivel dhe ai është Zlatan Ibrahimovic. Është e natyrshme se është i pamundur transferimi i tij, por unë do të kisha mundur ta transferoja si huazim”.

“Ata nuk duhet ta sakrifikojnë Paton për të. Ibrahimovic do të ishte fantastik përkrah Patos, pasi që Ibra luan si për tre lojtarë”, deklaroi Moggi për TMW. /Telegrafi/