LAJMI I FUNDIT:

Moggi-Berlusconit: Transferoje Ibrahimovicin

Moggi-Berlusconit: Transferoje Ibrahimovicin

Luciano Moggi i ka thënë pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi, që të shpenzojë ca para për ta blerë sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic.

Edhe pse vetë lojtari dhe agjenti i tij Mino Raiola, kanë mohuar spekulimet për largimin e suedezit nga Cam Nou, mediat vazhdojnë ta lidhin atë me një kalim në San Siro.

“Këshilla që i jap Milanit është që të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sjellë Ibrahimovicin në Milanello”.

“Ai është i vetmi lojtar për të cilin ka nevojë Milani, por për ta transferuar atë ata duhet të jenë të mençur, dhe ky kualitet nuk mungon. Marrëveshja mund të arrihet, më besoni”, ka shkruar Moggi në kolumnën e tij në Tuttomercatoweb.com. /Telegrafi/