LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha e konsideron pozitiv Raportin e BE-së për Kosovën

Ministrja Hoxha e konsideron pozitiv Raportin e BE-së për Kosovën

Me ftesë të Komisionit për Integrim Evropian, ministrja Dhurata Hoxha, mori pjesë në diskutim dedikuar Raportit për vendin nga Komisioni Evropian dhe me këtë rast ka përmbledh të vlerësimet më të rëndësishme të Raportit të Komisionit Evropian.

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka theksuar se Raporti ka shumë vlerësime pozitive, mes tjerash, zgjedhjet nacionale dhe lokale të vitit të kaluar, ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si dhe ekzistimi i një mjedisi pluralist dhe dinamik të mediave.


“Progres ka pasur edhe në fushën e Reformës së Administratës Publike dhe rishikimin e agjencive dhe trupave te pavarura, në sistemin e drejtësisë ka përparime në zbatimin e pakos ligjore të vitit 2015, dhe në veçanti në integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të komunitetit serb në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ngjashëm, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, theksoi Ministrja Hoxha, njihen përparimet e bëra në trajtimin e rasteve të shënjuara duke përfshirë në vendimet e shkalles së fundit, si dhe në konfiskimet preliminare të ndërlidhura me raste të tilla.

Sipas raportit, vuri në dukje Ministrja, progres është shënuar edhe në luftën kundër terrorizmit, përfshirë zbatimin e masave për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe në parandalimin e qytetareve për t’iu bashkuar konflikteve në vende të treta.

“Raporti nënvizon se Kosova ka vazhduar masat për marrëdhënie të mira dhe konstruktive bilaterale me vendet e rajonit, dhe njëkohësisht vlerësohet angazhimi ynë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, theksoi Ministrja Hoxha, ndërsa sa u përket kritereve ekonomike, konstatohet se janë arritur rezultate shumë të mira në zhvillim ekonomik, konkretisht se është përmirësuar mjedisi afarist. Qeveria ka respektuar rregullin fiskal për deficitin buxhetor, dhe eksporti ka shënuar rritje të ndjeshme, gjithashtu vlerësohet se kemi shënuar përparime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Sa u përket standardeve evropiane, vuri në pah Ministrja Hoxha, theksohet se është shënuar progres në fusha kyçe të acquis-së, si liria e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve, tatimet dhe doganat, prokurimi publik, konkurrenca, si dhe në menaxhimin e migrimit të rregullt dhe atij ilegal.

Po ashtu, theksoi ministrja, në këtë raport, janë evidentuar sfidat.

“Ministria ka koordinuar përgatitjen e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2018-2022. Dokumenti ka paraparë masat afatmesme dhe afatshkurtra për të adresuar gjetjet e Raportit. Njëkohësisht, Ministria do të koordinoj gjatë këtij viti takimet e strukturave të MSA-së, në kuadër të cilave përfaqësuesit e institucioneve dhe Komisionit Evropian do të diskutojnë të gjeturat e raportit dhe masat që planifikojmë të ndërmarrim për adresimin e tyre”, theksoi Ministrja Hoxha, përcjell Telegrafi.

Ministrja po ashtu, mbajti një ekspoze, për miratimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2018 – 2022 dhe me këtë rast theksoi se ky program pesëvjeçar është gjithëpërfshirës dhe është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet relevante zbatuese.

Hoxha theksoi se programi përmban masa afatshkurtra për këtë vit dhe objektiva prioritare afatmesme për t’u arritur deri në vitin 2022. Ato fokusohen në tri aspekte strategjike të aderimit në BE:  Përmbushjen e detyrimeve të MSA-së, Përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, me prioritet në fushat ku Marrëveshja parasheh afate të detyrueshme, dhe Zbatimin e legjislacionit të përafruar, përmes avancimit të politikave, reformave institucionale dhe ngritjes së kapaciteteve, dhe zbatimit në praktikë.

“Përveç reformave kyçe politike e ekonomike që kërkon MSA-ja, Programi parasheh masa konkrete në kuadër të 33 kapitujve të acquis-së së BE-së. Bazuar në strukturën e Kritereve të Kopenhagës, të gjitha masat dhe objektivat prioritare janë të ndara në tri blloqe dhe dyzet kapituj. Secili kapitull përmban pjesën narrative dhe matricën e masave afatshkurtra, e cila përmban masa legjislative dhe zbatuese”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se pjesa narrative përmbledh detyrimet e MSA-së dhe detyrimet e dala nga mekanizmat e tjerë të aderimit në BE, pastaj gjendjen aktuale, si dhe prioritetet afatmesme.

“Masat afatshkurtra janë në pajtim me kornizën kohore të zbatimit të MSA-së, dhe adresojnë me prioritet fushat prioritare. Programi përmban gjithsej 534 masa, nga të cilat 147 janë masa legjislative dhe 387 janë masa zbatuese. Nga 147 masa legjislative, 44 prej tyre janë projektligje. Programi gjithashtu përmban objektiva prioritare afatmesme në secilin kapitull, të cilat përcaktojnë një orientim të përgjithshëm të drejtimit të zhvillimit të sektorit përkatës gjatë deri në vitin 2022, me qëllim zbatimin e MSA-së dhe kërkesat tjera që dalin nga procesi i integrimit evropian”, theksoi Ministrja Hoxha.

Kostoja totale e zbatimit të Programit për këtë vit, theksoi Ministrja, është vlerësuar të jetë 229,636,248 euro, nga të cilat 199,351,284 euro nga buxheti shtetëror dhe 30,284,964 euro nga mbështetja e donatorëve (BE dhe donatorët bilateralë), duke shtuar se ky dokument nuk ka vakuum buxhetor.

Pjesa kryesore e rishikimit të Programit, nën koordinimin e MIE-së, vuri në pah Ministrja, është kryer gjatë muajit tetor – dhjetor 2017, sipas të njëjtit proces dhe metodologjie të përdorur në rishikimin e tij paraprak. Pas kësaj, gjatë janarit janë zhvilluar konsultimet publike. Pas miratimit nga Kuvendi, ai do t’i dërgohet Komisionit Evropian për komente zyrtare. Programi është përgatitur në bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore.

“Programi është harmonizuar me Planin Vjetor të Punës së Qeverisë, në veçanti në pjesën e masave legjislative – 95% e projektligjeve të parapara në Program janë pjesë e Programit Legjislativ të Qeverisë. Programi gjithashtu reflekton veprimet e mbetura nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) të planifikuara për këtë vit. Ai është i harmonizuar edhe me Programin për Reforma Ekonomike dhe dokumentet kyçe planifikuese sektoriale”, theksoi Ministrja Hoxha, ndërsa shtoi se sa i përket zbatimit të reformave të parapara me Program gjatë këtij viti dhe dy viteve të ardhshme, edhe për shkak të obligimeve që kemi marrë përsipër nga programi i Mbështetjes Direkte Buxhetore me IPA II për fushën e reformës së administratës publike për periudhën 2018 – 2020. Kjo pasi që në kuadër të këtij programi kemi paraparë caqe specifike të zbatimit të Programit: 60% për 2018, 70% për 2019 dhe 80% për vitin 2020, prandaj kërkohet vëmendje e shtuar e të gjitha institucioneve në mënyrë që të arrijmë këto caqe.

Pas diskutimit dhe ekspozesë, Ministres Hoxha iu bënë pyetje shtesë që dolën nga debati të cilave ajo iu përgjigj në formë të përmbledhur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori