LAJMI I FUNDIT:

Ministri Quni mori pjesë në Konferencën e Kartës së Adriatikut – SHBA

Ministri Quni mori pjesë në Konferencën e Kartës së Adriatikut – SHBA

Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bosnjës e Hercegovinës, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot mori pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA, në nivel të ministrave të mbrojtjes.

Për shkak të rrethanave të krijuara nga kriza e pandemisë COVID-19, takimi u realizua përmes video-konferencës me pjesëmarrje edhe të ministrave të mbrojtjes nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, dhe Mali i Zi si anëtare të rregullta, përfaqësuesi nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së dhe Republika e Kosovës si vend me status të anëtarit vëzhgues.


Konferenca u zhvillua në dy sesione plenare me temat të cilat u fokusuan në programet e bashkëpunimit rajonal të mbrojtjes, me theks të veçantë në pandeminë aktuale COVID-19, ndikimit të saj në performancën e aktiviteteve të planifikuara të institucioneve të mbrojtjes, si dhe epoka post-COVID me rreziqet, sfidat dhe mundësitë.

Gjithashtu, në sesion të veçantë u shqyrtua rëndësia e partneritetit të NATO-s dhe integrimit euro-atlantik në menaxhimin e krizave dhe përballjen e sfidave aktuale të sigurisë.

Në ekspozenë e tij, ministri Quni ofroi informacionet kryesore për ndikimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe masat reaguese anti-COVID të qeverisë së vendit me institucionet ekzekutive të saj.

Ai theksoi rolin dhe misionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me aftësitë dhe kapacitetet e saj operacionale në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi në efektivitetin dhe efikasitetin e masave anti-COVID.

Lidhur me rëndësinë e partneritetit të NATO-s dhe integrimeve euroatlantike, ai theksoi se Karta e Adriatikut –SHBA është iniciativa që përputhet plotësisht me aspiratat e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike dhe me vullnetin për të qenë anëtare e plotë e saj.

“Ne dëshirojmë të jemi ofrues të sigurisë dhe jo vetëm konsumues të saj. Duam të japim kontributin tonë në të gjitha çështjet që janë brengë e rajonit. Kemi vullnetin ta bëjmë këtë dhe po ndërtojmë kapacitetet e duhura në këtë drejtim”, tha ministri Quni.

Sipas agjendës, në fund të punimeve, ministrat e Mbrojtjes miratuan Deklaratën e Përbashkët me konkluzionet e konferencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori