LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi e viziton Feronikelin

Ministri Gashi e viziton Feronikelin

Ministri i Ambientit dhe Planifikim Hapësinor Dardan Gashi së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit Nexhat Demaku kanë vizituar kompleksin e Ferronikelit në të cilin para disa ditëve ndodhi një shpërthim ku u lënduan dy persona.

Pas këtij shpërthimit në ndërmarrjen, Ferronikelit banorët që jetojnë në afërsi të kësaj ndërmarrje kanë hyrë në protesta para dyerve të Ferronikelit, duke bllokuar hyrje-dalje.

Ministri Dardan Gashi dhe kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku janë të vetmit deri më tani që kanë vizituar këtë fabrikë te shkritores. Ata u takun me udhëheqësit e Fabrikës së Ferronikelit. /Telegrafi/