LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e bujqësisë diskutojnë për bakteren E.Coli

Ministrat e bujqësisë diskutojnë për bakteren E.Coli

Ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pritet që sot të mbajnë takim të jashtëzakonshëm, për të diskutuar ndikimin e bakteres vdekjeprurëse E.Coli, në prodhuesit e pemëve dhe të perimeve.

Kjo baktere është fajësuar për vdekjen e 21 personave në Gjermani dhe njërit në Suedi.

Zyrtarët thonë se në takimin në Luksemburg mund të diskutohet për ndihmën eventuale financiare për prodhuesit, pasi shitja e prodhimeve të tyre ka shënuar rënie për shkak të frikës së konsumatorëve për helmim nga disa perime.

Kjo baktere ka ndikuar që disa vende, sikur që është Rusia, tashmë e kanë ndaluar importin e perimeve nga BE-ja.


Eksportuesit nga Spanja thonë se kanë pësuar humbje në vlerë prej 200 milionë eurosh, një javë pasi autoritetet në Gjermani fillimisht, në mënyrë të gabuar, e kishin fajësuar Spanjën si burim i infektimit. /Telegrafi/