LAJMI I FUNDIT:

Mimoza s’e mban fjalën, lejon mallrat serbe

Mimoza s’e mban fjalën, lejon mallrat serbe

Përfundimisht Qeveria e Kosovës është e vendosur që brenda këtij muaji të fillojë ta aplikojë një taksë doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Aplikimi i kësaj takse do ta rritë çmimin e produkteve ushqimore në tregun vendor, por nuk do të zgjidhë problemin e prodhueseve vendorë, pasi që ata edhe më tutje nuk do të kenë mundësi që prodhimet e tyre t’i eksportojnë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se për Qeverinë e Kosovës është më e rëndësishme që në treg të ketë sasi të mjaftueshme të mallrave që vijnë nga vendet tjera, të cilat do t’i zëvendësojnë pa kurrfarë problemi mallrat serbe dhe boshnjake.

Ajo thotë se nga taksa doganore prej 10 për qind do të dëmtohen vetëm ata konsumatorë që me ço kusht dëshirojnë t’i aplikojnë mallrat nga Serbia dhe Bosnja.
“Vetëm ata konsumatorë që me çdo kusht dëshirojnë të konsumojnë mallra serbe dhe boshnjake do të ballafaqohen me ngritje të çmimeve për 10 për qind, pasi që do të ketë mallra të zëvendësueshme nga shtetet tjera dhe mund të mos konsumohen produkte nga Serbia dhe Bosnja”, ka thënë Kusari-Lila.

Nga ana tjetër, përfaqësues të bizneseve në vend aplikimin e taksës doganore nuk e shohin si zgjidhje të mirë për bizneset, por vetëm për institucionet që synojnë të mbledhin sa më shumë të hyra në kufij. Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) është pesimist se Qeveria e Kosovës do të mund ta aplikojë ketë taksë doganore prej 10 për qind.


Ai thotë se një iniciativë e tillë është marrë edhe disa herë më parë, por faktori ndërkombëtar ka bllokuar implementimin e një vendimi të tillë. Shahini thotë se edhe sikur të aplikohet taksa doganore prej 10 për qind, ajo në masë të madhe i ndihmon Qeverisë që të krijojë të hyra më të mëdha.

Por, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, thotë se aplikimi i taksës doganore prej 10 për qind është vetëm fillimi i masave kundër prodhimeve serbe në tregun kosovar. Gërxhaliu vlerëson lart vendimin e Qeverisë për marrjen e këtij vendimi, ndërkaq akuzon persona të caktuar, që sipas tij, janë misionarë të ekonomisë së Serbisë në Kosovë. “Persona të caktuar janë duke spekuluar se vendosja e doganës do të rritë çmimin e prodhimeve në treg, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Një grup e njerëzve janë duke lobuar që të mos ndodhë diçka e tillë, sepse atyre do t’u ndërpriten vijat e financimit”, tha ai.

Sipas Gërxhaliut, prodhimet serbe në Kosovë mund të zëvendësohen brenda një kohe shumë të shkurtër pa u vërejtur fare. Edhe ekspertë të ekonomisë në vend thonë se aplikimi i masave të reprocitetit ka qene alternativa më ë mira për të mbrojtur prodhimet vendore në vend.

Taksat për prodhimet serbe

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila thotë se nga taksa doganore prej 10 për qind do të dëmtohen vetëm ata konsumatorë që me ço kusht dëshirojnë t’i aplikojnë mallrat nga Serbia dhe Bosnja. “Vetëm ata konsumatorë që me çdo kusht dëshirojnë të konsumojnë mallra serbe dhe boshnjake do të ballafaqohen me ngritje të çmimeve për 10 për qind, pasi që do të ketë mallra të zëvendësueshme nga shtetet tjera dhe mund të mos konsumohen produkte nga Serbia dhe Bosnja”, ka thënë ajo. /Zëri/Telegrafi/