LAJMI I FUNDIT:

Milani vazhdon me fitore në Serie A, mposht Cagliarin (Video)

Milani vazhdon me fitore në Serie A, mposht Cagliarin (Video)
CAGLIARI, ITALY - JANUARY 21: Frank Kessie of Milan celebrates his goal 1-2 during the serie A match between Cagliari Calcio and AC Milan at Stadio Sant'Elia on January 21, 2018 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Milani ka fituar në udhëtim te Cagliari me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionatin italian, duke e mposhtur edhe Cagliarin si mysafirë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tetë dhe ishte Nicolo Barella, i cili kaloi Cagliarin në epërsi 1-0 me një gol të bukur.


Lojtarët e Cagliarit duke festuar golin e Barellas (Getty Images)

Megjithatë, Milani arriti të kthehet në lojë në pjesën e parë me dy gola të shpejt nga mesfushori Franck Kessie.

Kessie gjeti golin e barazimit 1-1 në minutën e 36-të pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa për 2-1 shënoi në minutën e 42-të pas asistimit të Nicola Kalinic.

Kessie shënoi dy gola (Getty Images)

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë me vendasit që tentuan disa herë të gjejnë golin e barazimit dhe Milanin të thelloj epërsinë, por asnjëra skuadër nuk e gjeti golin dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, fitoren e Rossonerëve. 2-1.

Milani ka filluar ta gjej formën (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në pozitën e shtatë me 31 pikë, ndërsa klubi nga Sardenja renditet në vendin e 16-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët e presin në shtëpi Lazion, ndërsa Cagliari udhëton te Crotone. /Telegrafi/  

https://www.dailymotion.com/video/x6dgtzq

https://www.dailymotion.com/video/x6dgv6l

https://www.dailymotion.com/video/x6dgvl6

Në trend Sport

Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

La Liga

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Përfaqësuesja e Maqedonisë
Barcelona do të dërgojë skautë për të vëzhguar një lojtar në çerekfinalen, Real Madrid-Arsenal

Barcelona do të dërgojë skautë për të vëzhguar një lojtar në çerekfinalen, Real Madrid-Arsenal

La Liga
Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Ndërkombëtare
Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Serie A
Kalo në kategori