LAJMI I FUNDIT:

METE: Tre HEC-e jepen me koncesion

METE: Tre HEC-e jepen me koncesion

Ministria e Ekonomisë ka vendosur që ndërtimi i dy hidrocentraleve të vegjël vendorë në qarkun e Korçës dhe një në atë të Tiranës të jepen me koncesion në muajin Korrik.

Sipas burimeve zyrtare të METE-s, ministria ka publikuar ftesën për ndërtimin me koncesion për HEC-in Treska tre në rrethin e Korçës, të HEC-it në zonën Vranisht, Ziçisht, Grapsh, Stropan dhe Hoçisht dhe të një HEC-i në Tujan në qarkun e Tiranës.

Gara e hapur për bizneset vendase dhe të huaja, që dëshirojnë të ndërtojnë me koncesion këto tre objekte të reja energjetike, do të zhvillohet pranë ministrisë së Ekonomisë në datat 26 dhe 28 korrik./Telegrafi/