LAJMI I FUNDIT:

Messi shumë pranë rekordit të Ronaldos në La Liga

Messi shumë pranë rekordit të Ronaldos në La Liga
Lionel Messi duke festuar me bashkëlojtarët (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi ka nevojë vetëm edhe për një het-trik që ta barazojë rekordin e Cristiano Ronaldos në La Liga për më së shumti tregolësha.

Superylli i Barcelonës shënoi tri herë në portën e Real Betisit të dielën mbrëma duke e ngritur në 33 numrin e het-trikëve në kampionatin spanjoll – një më pak se ish-sulmuesi i Real Madridit.

Natyrisht se tash është vetëm çështje kohe për ta barazuar dhe kaluar portugezin, i cili e ka vazhduar karrierën në Serie A, te Juventusi.


Vazhdon magjia e Messit, Barca nënshtron Betisin
Lexo po ashtu Vazhdon magjia e Messit, Barca nënshtron Betisin

Për më shumë, Messi ka shënuar 27 gola kampionalë, më shumë se kushdo tjetër në pesë ligat kryesore dhe vazhdon të jetë favorit për Këpucën e Artë.

Lionel Messi (Foto; Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ndryshe, Barcelona fitoi me rezultat 4-1 kundër Betisit dhe qëndron 10 pikë përpara Atletico Madridit në tabelën e La Ligas dhe 12 më shumë se Real Madridi.

Një statistikë negative për Blaugranët në këtë ndeshje ishte posedimi i topit, vetëm 43.9 për qind, që është përqindja më e vogël e topit në një ndeshje të La Ligas që nga sezoni 2004/2005. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori