LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon magjia e Messit, Barca nënshtron Betisin

Vazhdon magjia e Messit, Barca nënshtron Betisin
Lionel Messi feston me bashkëlojtarët (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Barcelona nuk ka pasur probleme në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Real Betisit, të cilën e ka fituar me rezultat 4-1.

Gjithçka nisi nga këmbët e magjikut Lionel Messi, i cili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të nga gjuajtja e lirë.


Pa përfunduar pjesa e parë (45’+2), sulmuesi argjentinas e dyfishoi epërsinë falë një asistimi nga Luis Suarez.

Në pjesën e dytë protagonist ishte Luis Suarez (63′), i cili realizoi pas një asistimi nga qendërmbrojtësi Gerard Pique dhe e kaloi gjithë mbrojtjen kundërshtare.

Mbrëmja e Lionel Messit (Foot: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Loren Moron (82′) e shënoi golin e nderit për vendasit, ndërsa në minutën e 85-të, Messi e kompletoi het-trikun e tij në këtë ndeshje.

Barcelona është forcuar në krye të tabelës dhe tash ka 10 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.

Real Betisi mbetet në kuotën e 39-të pikëve dhe në ndeshjet e mbetura do të përpiqet të zë një vend që dërgon në Ligën e Evropës.

Në xhiron e ardhshme, Blaugranët zhvillojnë derbin lokal ndaj Espanyolit, kurse Betisi udhëton te Rayo Vallecano. /Telegrafi/