LAJMI I FUNDIT:

Më mirë Cole se Benayoun

Më mirë Cole se Benayoun

Ish-menaxheri i kujdestarisë te Liverpooli, Phil Thompson, ka deklaruar se Joe Cole është shumë lojtar më i mirë se zëvendësuesi i tij te Chelsea, ish-mesfushori i Liverpoolit, Yossi Benayoun.

“Për mua, do të ishte mirë po të qëndronte Benayoun. Ai është vërtet një lojtar i mirë dhe unë jam absolutisht i shokuar që shkoi për vetëm 5 milionë funte”.

“Megjithatë, nëse do të duhet të zgjedhja mes Cole dhe Benayoun, atëherë zgjedhja ime do ishte padyshim Cole”, theksoi Thompson.

Liverpooli e zyrtarizoi kalimin e Joe Cole sot pasdite, ndërsa pritet që të martën ta prezantojë para mediave. /Telegrafi/