LAJMI I FUNDIT:

Më jep – të jap

Klima e krijuar politike në popull se shteti do të zgjidhë problemet e grumbulluara, jo vetëm politike por edhe ato ekonomike, ishte uverturë e një realiteti të ri joreal, të bojkotit të përgjithshëm të minoritarëve serb, të udhëzuar nga qeveria serbe, gjë që vështirësonte në mënyrë të theksuar jetësimin praktik të projektit politik dhe kombëtar-shtetëror shumë domethënës, atë të pavarësisë praktike.

Ballafaqimi me një situatë të re, që sigurisht po përjetohet rëndë, nga përballja e përditshme me frytet e Marrëveshjes së Ahtisaarit, e pranuar me pajtimin e vullnetshëm të palës shqiptare, ngadalë po i rikthehet "normalitetit" të nevojshëm për të kuptuar të gjitha vështirësitë menaxhuese me të cilat do të përballet e qeveria së Kosovës në t’ardhmen.


E mira së mirës do të ishte që të kryhen sa më shpejt "marifetet" kushtetuese për të përmbushur kriteret e shtetëzimit të Kosovës, në veriun e së cilës abuzohet gjuha shqipe, nuk respektohet rregulli për mbishkrimet e lokaleve afariste edhe në gjuhën shqipe; valon vetëm flamuri serb, tregtohet me dinarë dhe, ligjet që prodhohen nga Kuvendi i Kosovës nuk po janë aktive në anën tjetër të Ibrit?

Në vend të ligjërimeve të stërngarkuara politike, sigurisht që më mirë do të ishte që edhe grupet e qytetarëve të japin propozime konkrete të zgjidhjes së problemeve të tyre për të kaluar edhe në procedurën e dëgjimit në komisionet dëgjimore, në t’ardhmen, fundja ia vlen të punohet për veten dhe për të ardhmen e vendit.

Problemeve të shumta zhvillimore dhe të mirëqenies së qytetarëve edhe pse nuk janë të pakta, po i shtohen edhe problemet e natyrës politike-etnike, që shumë po e rëndojnë perspektivën e qytetarëve. Në këtë drejtim Serbia ka aktivizuar tërë potencialin diplomatik, por edhe atë subversiv-përpjekja për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së me përzierje në afera skandaloze të tregtisë me organe trupore…

Pastaj, dështoi edhe kërkesa e kreut serb për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet që pranuan pavarësinë e Kosovës…, edhe marrja e hapave tjerë arbitrar për të penguar njohjet e reja ishte vetëm "prashitje në ujë", sepse Kosova kishte marrë bekimin nga BE dhe SHBA për të ndërtuar shtetin dhe se zgjidhje tjetër alternative nuk kishte.

Kosovës pra po i bëhet pranimi ndërkombëtarë "Diplomatic Recognition". Është çështje tjetër sa kanë kapacitet politik dhe diplomatik shqiptarët të kyçen në rrjedhat integruese në Evropë dhe në botë dhe, pa një plan konkret për të ardhmen e vendit, nuk ka edhe ndonjë perspektivë të qartë. Nëse qeveria pretendon që të ngulfat hapësirën e autonomisë institucionale të subjekteve tjera buxhetore sidomos të atyre ekonomike, përfshirë edhe kompanitë publike, atëherë vërtetë vendi po sharron në krizë të thellë.

Tendencat për qeverisje centraliste kanë filluar të vërehen dukshëm, kjo nga shkaku se qeveria nuk ka ndonjë program të qartë për qeverisje. Kompanitë publike janë nën presion të vazhdueshëm, jo vetëm në realizimin e detyrave të parashtruara ditore javore, mujore.., por edhe nën diktatin e vazhdueshëm të ministrave.

Si duket mungesa e eksperiencës menaxhuese ka bërë të veten, në vend të avancimit të proceseve vërehet një ngadalësim i tepruar. Qeveria dhe ministritë përkatëse nuk janë të emëruara për të udhëhequr ndërmarrjet, shkollat, spitalet, ato janë për të ndërtuar pakot ligjore që do të lehtësojnë dhe avancojnë marrëdhëniet ekonomike në vend.

Deri më tash nuk ka pasur ndonjë fjalim të qartë të kryeministrit se cilët janë hapat që do të ndërmarr ai për të lëvizur ekonominë vendore nga vendi. Ka shumë çështje që janë lënë pas dore, nuk është qartësuar ende pronësia dhe, kush është titullar i vërtet i ndërmarrjeve publike, pyetja është a janë ato vërtetë shtetërore, nëse po, gjë që është evidente, meqë ato po i menaxhon qeveria, atëherë po vërehet se qeverisja e ekonomisë në Kosovë është centraliste, për atë edhe politika kadrovike është dështake, e si atëherë po proklamohen partitë në pushtet se janë djathtiste!

Edhe ato ndërmarrje të cilat janë të privatizuara janë në funksion të aparatit shtetëror, veç po shihet se shumë ndërmarrje të cilat janë regjistruar kanë qenë fiktive, qëllim parësorë i të cilave nuk ka qenë afarizmi i suksesshëm dhe zbutja e papunësisë, por partneriteti në pastrimin e parave dhe zhvillimi i aparatit korruptiv, duke u krijuar ndërmarrësit politik ndërmjetësues të cilët shfrytëzojnë lidhjet me pushtetin "deal, no deal", edhe gjatë procesit të privatizimit "më jep-të jap".

Nuk është arritur deri më tash gjë kur thuhet se auditimi ka gjetur shkelje procedurale në menaxhim dhe pastaj të shtohet se ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi penal. Së pari duhet kuptuar se edhe ndërmarrjet publike, por edhe private, janë të detyruara të bëjnë auditimin e brendshëm tremujor (nëpër kuartale) dhe atë vjetor, për të pasur më të qartë afarizmin e ndërmarrjes. Kjo është esenciale edhe për politikën tatimore të vendit ngase është shumë më lehtë të përcillen ecuritë ekonomike në vend. Përveç kësaj kështu më lehtë mund të përcillen të gjitha subjektet tatim-paguese.

Është gabim i rëndë kur ndonjë person zyrtar intervenon në organizatat publike dhe përzihet në politikën kadrovike drejtpërsëdrejti, pavarësisht nga pozita në hierarki, në PTK, KEK, Aeroportin Ndërkombëtar, apo në RTK…, ja pra si përcillet afarizmi i ndërmarrjeve publike, më mirë do të ishte të krijohet korniza ligjore për të gjitha subjektet e organizuara afariste, private dhe publike, dhe kështu të përcillet afarizmi, se a është në suaza ligjore apo jo?

Sigurisht që është gabim i pafalshëm menaxhimi i ndërmarrjeve me qeverisje të centralizuar, është ky koncept i dështuar i ekonomisë centraliste…, bile shumë më fleksibil dhe më i butë ka qenë ai i vetëqeverisjes, bile qenë më transparent dhe me një kontroll më të theksuar të afarizmit, edhe nga vet prodhuesit e drejtpërdrejt, jo si tash kur afarizohet përmes vijave telefonike menaxher-qeveri-kryeministër.

Sigurisht që mosmarrëveshjet e brendshme shqiptaro-serbe në Kosovë do të acarohen edhe më, ashtu siç do t’i diktojë qeveria serbe me aparatin e saj. Deklaratat serbe-ruse që adresohen shpesh mbi Kosovën kanë për qëllim ruajtjen e balancit diplomatik, për të mbajtur presionin e vazhdueshëm diplomatik në raport me BE-në dhe SHBA, për t’i bërë koncesione të mëtejme Rusisë lidhur me iniciativën amerikane për instalimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropë.

Tash së fundi doli nga lëkura e qengjit edhe qeveria maqedonase me publikimin e Enciklopedisë maqedonase, shihet qartë që botimi i enciklopedisë kishte karakter politik, assesi shkencor, dhe është në përputhje me përpjekjet ruso-serbe për të krijuar huti edhe në vet GJND, është kjo vazhdimësi e projektit të dështuar të ish Jugosllavisë për të hartuar enciklopedinë e përbashkët, gjatë viteve të 80-ta, projekt i cili dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve politike të redaksive republikane dhe autonomiste në atë kohë.

Jugosllavia e cila u shpërbë me luftë-Serbia kundër të gjithëve; të gjitha subjektet ish-federale me kufij të e brendshëm dolën me kufij të trashëguar si të jashtëm, ishte ky një proces që ligjërisht përfundojë me pavarësinë e Kosovës. Si të kuptohet ndryshe pra kërkesa e qeverisë maqedonase për pranimin e kufijve të reviduar në bazë të marrëveshjes së përbashkët me Serbinë, para pranimit diplomatik reciprok dypalësh, veçse dashakeqe, në kohën e pranimit të realiteteve të reja, të pranimit të Kosovës si subjekt shtetëror.

Fatkeqësisht që këtij realiteti i ka kontribuar shumë më heret PDSH-ja e cila në Parlamentin maqedonas pat votuar për marrëveshjen serbo-maqedonase për ndryshimin e kufijve që dëmtojë territorin e Kosovës për 2500 hektarë, në kohën kur ishte kryeministër Georgievski, ndërsa kryetar i PDSH-së Arben Xhaferi, duke dhënë një arsyetim shumë të paqëndrueshëm, se edhe pa ta do të votohej kjo marrëveshje… Nuk është njëjtë të thuhet u dha pëlqimi, apo nuk u dha, edhe pse zyrtarët e kësaj partie justifikoheshin se marrëveshja do të nënshkruhej, edhe po të mos votohej nga parlamentarët shqiptarë të mandatuar në parlamentin e atëhershëm të Maqedonisë.

Marrëveshja shkeli interesat e banorëve shqiptarë të në të dy anët e kufirit, pa i pyetur ata. Edhe tash faktori shqiptarë në Maqedoni është në luhatje, BDI si partner i koalicionit qeverisës është treguar e zellshme në mbajtjen lojalitetit deri në përulje, edhe pse ka pasur hapësirë të mjaftueshme të manovrimit diplomatik për t’i përafruar interesat e saj me grekët, kur është në pyetje emri i Maqedonisë, tash veç po shihen se cilat janë pretendimet e maqedonasve…, për të falsifikuar historinë dhe për të mbajtur situatën në rajon nën tension.

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Kalo në kategori