LAJMI I FUNDIT:

Mbi 80 mijë vizita në vit pritet t’u bëhen grave shtatzëna nga infermieret në Prishtinë

Mbi 80 mijë vizita në vit pritet t’u bëhen grave shtatzëna nga infermieret në Prishtinë

Në kryeqytet ka filluar të implementohet programi për vizita tek gratë shtatzëna ose që janë bërë nëna për herë të parë. Të premten tre infermiere shkuan tek familja Shala në Bardhosh të Prishtinës, të cilës para tri ditësh iu shtua një anëtar i ri.

Sipas programit, parashihet që të ketë pesë vizita për fëmijët brenda tri viteve, porse me kërkesë të prindërve ato edhe mund të shpeshtohen. Nëna e re, Albina Gashi, tregoi shqetësimet e saj të para dhe e vlerësoi shumë nismën.


E pas procedurave të regjistrimit, këshilla ka edhe për babin. Programi ka filluar më 25 janar dhe deri më tani janë realizuar 14 vizita.

“Në përgjithësi si proces po shkon mirë, familjarët po e mirëpresin shumë mirë. Telashe po kemi me vendndodhjen e familjeve dhe adresat e sakta”, tha Afërdita Krasniqi, Koordinatore e Programit, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Ndërkohë që për mëmësinë do të përgatiten edhe gratë shtatzëna, pasi parashihet të ketë nga dy vizita edhe për to.

“Gjatë katër vjetëve të ardhshme kompletohet si program dhe pastaj do të vazhdojë, diku i bie që rreth 80 mijë vizita me i pas në vit ky ekip, duke pas parasysh që numri i lindjeve që ka Prishtina është mbi 4 mijë”, deklaroi Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Në kuadër të ekipit të ndarë për këtë projekt ka edhe mjekë e punëtorë socialë, që të mund të identifikohen të gjitha shqetësimet e mundshme në zhvillimin e fëmijës. Kurse, deri më tani janë trajnuar 35 punonjës shëndetësorë, dhe po planifikohet që ky numër të rritet.

“E kemi filluar në lagjen e Bregut të Diellit, duke e marrë parasysh se është një lagje shumë e zhvilluar në aspektin demografik dhe tash do të blejmë shërbime, do të punësojmë staf të ri dhe deri kah prilli po besojmë do të fillojmë në krejt qytetin” shtoi tutje ai.

Projekti përkrahet nga Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEF derisa në Kosovë komunat e para kishin filluar implementimin në vitin 2014, por kryeqyteti në mungesë të stafit e filloi në sivjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori