LAJMI I FUNDIT:

Mbështetje për Haradinajn nga shqiptarët kudo që janë – gjakovarja vjen nga Zvicra për ta kërkuar lirimin e tij (Foto)

Mbështetje për Haradinajn nga shqiptarët kudo që janë – gjakovarja vjen nga Zvicra për ta kërkuar lirimin e tij (Foto)

Ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze si pasojë e një fletarresti të lëshuar nga shteti i Serbisë, ka nxitur një reagim tek shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë.

Reagimet fillimisht erdhën nga partitë politike shqiptare në Kosovë, ku më pastaj nuk mungoi reagimi i zyrtarëve qeveritar se nëse nuk ndërpritet kjo praktikë e shtetit të Serbisë, ndaj ish – ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të ndërpritet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.


Pas arrestimit të ish- kryeministrit menjëherë kanë reaguar edhe institucionet e shtetit shqiptar, që nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe të gjithë faktorët tjerë politik në vend, transmeton Telegrafi.

“Ndalimi i Haradinajt, një absurditet. E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompjuterët e BE-së”, kishte shkruar Rama në Twitter.

Që nga ndalimi i ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, reagimet vetëm sa vinin e shtoheshin çdo ditë e më tepër.

Lidhur me ndalimin e Haradinajt ka reaguar edhe miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni Eliot Engel.

Ai i ka ftuar autoritetet juridike të Francës që të përshpejtojnë procedurat dhe ta lirojnë Haradinajn sa më parë.

“Është e papranueshme që Serbia vazhdon të keqpërdorë Interpol-in për të sulmuar ish-kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe as me sundimin e ligjit dhe rendit. Tribunalet ndërkombëtare e kanë liruar dy herë z.Haradinaj. Këto veprime vetëm ngjallin tension dhe shtojnë gjasat për konflikte të ardhshme”, kishte deklaruar Engel.

Një mori sportistësh dhe artistësh shqiptarë, kryesisht përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar lirimin e Haradinajt dhe kthimin e tij në vendlindje.

Ylli shqiptar i futbollit, Lorik Cana, në llogarinë e tij në Twitter ka ftuar autoritetet juridike të Francës që të përshpejtojnë procedurat dhe ta lirojnë Haradinajn sa më parë.

“Desha të jap gjithë mbështetjen time për Ramush Haradinajn, i cili edhe një herë është persekutuar nga një urdhër-arrest ndërkombëtar, i lëshuar nga shteti serb dhe i cili është i motivuar politikisht, për faktet që z.Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali Penal Ndërkombëtar”, ka shkruar Cana.

Derisa Republika e Serbisë ka dërguar kërkesë tek autoritet franceze që ish-kryeministri i Kosovës të ekstradohet në këtë vend për ty gjykuar, protestat e shqiptarëve kanë vazhduar edhe nëpër qendrat kryesore botërore, duke vazhduar nga New Yorku, Londër dhe qytete tjera evropiane.

Madje protesta janë zhvilluar edhe në qytetin Colmar, aty ky po mbahet seanca gjyqësore për të parin e AAK-së.

Protestat kanë vazhduar edhe nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, por mbështetja për Haradinajn nuk ka munguar as nga qytetet tjera shqiptare si Shkupi dhe Tirana.

Për mbështetjen e ish-kryeministrit të Kosovës kanë ardhur edhe qytetarë nga diaspora.

Ryve Asllani nga Gjakova e cila ka ardhur nga Zvicra është rasti i cili e dëshmon gatishmërinë e diasporës për ta mbështetur shefin e AAK-së, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, çdo nënë dhe motër shqiptare e ka për obligim që t’i del në krah çdo luftëtari të UÇK-së, “të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë për Kosovën”.

“Shqiptarët harrojnë shpejt dhe këtë gjë nuk duhet ta bëjmë sepse janë pikërisht këta vëllezër, burra dhe këta luftëtar të cilët mbrojtën shumë motra, nëna dhe bija nga dhunimet dhe masakrat prej agresorit dhe kriminelëve serb. Për Ramushin e ndiej obligim moral të jem çdo herë aty ku mundem dhe të jap kontributin tim”, ka shtuar Asllani.

Derisa, kërkesat janë të vazhdueshme në të gjitha instancat që Haradinaj të lirohet sa më shpejt, mediat serbe kanë raportuar se kërkesa e Serbisë për ekstradim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, po shoqërohet tash me akuza të reja, dhe jo vetëm ato që ishin më herët, e të cilat nuk janë ende të njohura.

Ndryshe, Haradinaj u ndalua para 6 ditësh nga autoritetet franceze, me një fletarrest të lëshuar nga shteti serb, në të cilat Haradinaj akuzohet për krimet të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori