LAJMI I FUNDIT:

Mata preferon Ligën Premier

Mata preferon Ligën Premier

Juan Mata ka thënë se ai do të ishte i interesuar të transferohet në Ligën Premier, me Liverpoolin dhe Arsenalin si destinacione më të preferuara.

“Nuk e di nëse do të shitem, kjo varet nga situata ekonomike në klub, që për momentin nuk është e mirë. Gjatë verës duhet të sigurojmë shumë para, dhe është e mundshme që ata të shesin lojtarë”.

“Në Spanjë shfaqen shumë ndeshje të Ligës Premier në televizion dhe është një ligë inspiruese. Ndoshta do të dua të luaj në Premier. Për momentin jam këtu, më pëlqen Valencia dhe liga spanjolle, por liga angleze po ashtu është e klasit dhe ka shumë ekipe të mëdha. Kush e di?”.

“Më pëlqen Arsenali dhe filozofia që lojtarët e rinj kanë. Liverpooli, me lojtarët spanjoll, po ashtu është një ekip i shkëlqyeshëm. Dhe Manchester United e Chelsea janë ekipe shumë të mëdha, si Real Madridi dhe Barcelona, me para dhe lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Mata. /Telegrafi/