LAJMI I FUNDIT:

Marseille, ofertë për Drogba?

Marseille, ofertë për Drogba?

Skuadra franceze Marseille, thuhet se dëshiron ta rikthejë në Velodrome sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.

Drogba më herët kishte thënë se ai do të dëshironte të kthehej te Marseille në ndonjë pikë të karrierës së tij.

Sipas Sunday Express, Marseille tani është duke synuar transferimin e 32-vjeçarit dhe thuhet se oferta fillestare për sulmuesin e Bregut të Fildishtë do të jetë 15 milionë euro. /Telegrafi/